Përparim Rama publikon pikat ku mund të hudhen mbeturinat ndërtimore, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve - Gazeta Express
string(102) "perparim-rama-publikon-pikat-ku-mund-te-hudhen-mbeturinat-ndertimore-kerkon-bashkepunimin-e-qytetareve"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 19:33

Përparim Rama publikon pikat ku mund të hudhen mbeturinat ndërtimore, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 19:33

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pikat ku qytetarët mund të hudhin mbeturinat ndërtimore.

“Mbeturina vëllimore= mobilie të vjetra, pajisje shtëpiake të mëdha. Mbeturina ndërtimore= materiale nga renovimet apo ndërtimet (tulla, beton, qeramika, pllaka etj.)”, ka shkruar Rama.

Ai ka ftuar qytetarë për bashkëpunim.

Caktimi i këtyre pikave për grumbullimin e mbeturinave vëllimore e ndërtimore, po bëhet me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.