Përparim Rama: Prishtina sot është në hartën e botës, unë jam kryetar i projekteve të mëdha, nuk ndalem në pengesa - Gazeta Express
string(111) "perparim-rama-prishtina-sot-eshte-ne-harten-e-botes-une-jam-kryetar-i-projekteve-te-medha-nuk-ndalem-ne-pengesa"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 18:44

Përparim Rama: Prishtina sot është në hartën e botës, unë jam kryetar i projekteve të mëdha, nuk ndalem në pengesa

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 18:44

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në tubimin përmbyllës theksoi se sot kryeqyteti është në hartën e botës.

Ai tha se është kryetar i projekteve të mëdha, e nuk ndalet nga pengesat.

“Shikojeni kryeqytetin tonë sot! Prishtina është në hartën e botës! Festivale, koncerte, panaire, konferenca – bota po vjen te ne. A nuk është koha ta vazhdojmë këtë hov? A nuk është koha ta çojmë Prishtinën edhe më lart, përtej… Po! Unë jam kryetari i projekteve të mëdha! Jam ai që nuk e njeh fjalën “s’bohet”! Sepse kur punon me pasion, muret me pengesa bahen veç shkallë! E unë nuk ndalem te pengesat – unë i kthej ato në hapa drejt suksesit! Misioni im është i qartë: Me e ndryshu mendësinë! Me i bë gjanat me vizion, me dashni, me dije! S’e kam nisë këtë rrugë për pak. E kam nisë për shumë – për të gjithë ne”, tha Rama.