Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar rrugën C.
Ai ka theksuar se në këtë zonë tash ka ndriçim smart, dhe do të vazhdojnë edhe projektet e tjera.
Rama ka përmendur vazhdimin e rrugës A deri në Zllatar, çerdhen e re e hapësira të gjelbra.
“Jemi këtu në Rrugën C, kemi ndriçimin e modernizimin smart, tash po vazhdojmë me projekte madhore si me vazhdimin e rrugës A deri në Zllatar, ndërtimin e çerdhes së re, krijimin e hapësirave të gjelbra këtu, poashtu edhe me vazhdimin ndërlidhjes së rrugës B me zonat përreth Muharrem Fejzës, kemi edhe gjim vertikal, pritoret kemi me i mbush me dhe për gjelbërim”, tha Rama.