Përparim Rama premton vazhdim të mbështetjes për gastronomët: Prishtina pa ju është e varfër - Gazeta Express
string(91) "perparim-rama-premton-vazhdim-te-mbeshtetjes-per-gastronomet-prishtina-pa-ju-eshte-e-varfer"

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 11:21

Përparim Rama premton vazhdim të mbështetjes për gastronomët: Prishtina pa ju është e varfër

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 11:21

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim me gastronomët dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizimit.

Rama ka thënë se gastronomët janë zemra e Prishtinës për ekonomi dhe energji.

“Gastronomët dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, janë zemra e Prishtinës si ekonomi dhe si energji Puna e tyre është përjetimi i parë që e ndiejnë turistët, por edhe vetë prishtinalitë, që nisin ditën me kafe, takohen në drekë me kolegë e me festojnë me familje në këto vende që i japin jetë qytetit”, ka shkruar Rama.

Ai tha se do ta vazhdojë mbështetjen për kategorinë e cila i jep shpirt Prishtinës.

“Si kryeqytet, kemi synuar gjithmonë t’i ndihmojmë dhe t’ua lehtësojmë punën. Edhe këtë herë kemi dëgjuar me kujdes ankesat dhe sugjerimet e tyre. Sigurisht, ka ende shumë për të bërë dhe bashkë do t’i bëjmë më mirë. Një gjë është e sigurt: Prishtina pa ju është më e varfër, ekonomikisht dhe shpirtërisht. Ju jeni një segment i vlefshëm i shoqërisë sonë, që e respektoj dhe e vlerësoj thellësisht për kontributin që i jep qytetit çdo ditë”, tha Rama.