Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar Taslixhen.
Rama ka premtuar vazhdim të investimeve në këtë zone.
Ai ka theksuar se projekti kryesor do të jetë gjimi vertikal, ku si rezultat, sporte të ndryshme, do të jenë në një vend për qytetarët.
“Në Taslixhe kemi numër të madh të projekteve për katër vitet e ardhshme, por njëra prej projekteve kryesore është gjimi vertikal. Do të thotë që kemi me pas volejboll, basketboll, hendboll, pishinë, një vend me sporte të ndryshme për qytetarët”, tha Rama.