Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nisur ditën nga fshatrat e Gollakut.
Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama premton vazhdim të mbështetjes për Gollakun.
Ai thekson se fshatrat e kësaj zone, e meritojnë të zhvillohen edhe më shumë.
“Mirëmëngjesi Prishtina nga fshatrat e mrekullueshme të Gollakut, në këtë ditë që duket të jetë me diell, të shkojmë përpara, ta çojmë Prishtinën përpara, t’i çojmë fshatrat e Gollakut përpara”, thotë Rama.
Projektet e Ramës për Gollakun dhe zona të tjera të kryeqytetit, gjenden në platformën Prishtina Work.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...