Përparim Rama: Po e rrisim transparencën, tash aplikimi për leje ndërtimi bëhet online - Gazeta Express
string(84) "perparim-rama-po-e-rrisim-transparencen-tash-aplikimi-per-leje-ndertimi-behet-online"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 17:49

Përparim Rama: Po e rrisim transparencën, tash aplikimi për leje ndërtimi bëhet online

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 17:49

Qytetarët e Prishtinës tash do të mund të aplikojnë për leje ndërtimi online.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka thënë se tash nuk ka nevojë për pritje nëpër sportele. Sipas Ramës, kjo ndikon në rritje të transparencës.

“Për herë të parë qytetarët e Prishtinës aplikojnë për leje ndërtimi online, pa pritë në radhë, pa ardhë në komunë. Ky sistem digjital e përfundon epokën e pritjeve nëpër sportele, ngrit transparencën e lufton korrupsionin. Prishtina, përtej zvarritjeve nëpër sportele”, tha Rama.