Përparim Rama: Po e largojmë azbestin nga ndërtesat publike,materiali që e dëmton shëndetin po zëvendësohet - Gazeta Express
string(105) "perparim-rama-po-e-largojme-azbestin-nga-ndertesat-publikemateriali-qe-e-demton-shendetin-po-zevendesohet"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 18:49

Përparim Rama: Po e largojmë azbestin nga ndërtesat publike,materiali që e dëmton shëndetin po zëvendësohet

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 18:49

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë lajmin e mirë, për largimin e azbestit nga ndërtesat publike.

Material ky, i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Rama ka thënë se azbesti tash, po zëvendësohet me materiale të sigurta dhe ambientale.

Prishtina përtej materialeve të kontaminuara, ka thënë i pari i kryeqytetit në një video të publikuar në Facebook.

“Për herë të parë në kryeqytet po e largojmë azbestin nga ndërtesat publike. Materiali që dëmton seriozisht shëndetin e banorëve tash po zëvendësohet me materiale të sigurta, ambientale dhe të ripërtëritshme. Prishtina përtej materialeve kontaminuese”, ka thënë Rama.