Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke komentuar transformimin e sheshit Rexhep Luci, në një intervistë te Blendi Fevziu, ka thënë se “kush e mohon historinë”, nuk e meriton ta udhëheqë qytetin.
“Në intervistën me Blendi Fevziun fola për vizionin tim për Prishtinën,por edhe për respektin ndaj atyre që punuan para nesh. Kush mohon historinë dhe kontributin e tjetrit, nuk meriton ta udhëheqë qytetin”, ka shkruar Rama.
“Në sheshin Rexhep Luci nderuam një vepër dhe kontributin e tij. Ashtu do të vazhdojmë, me respekt për të kaluarën dhe sy nga e ardhmja”, tha ai.