Përparim Rama për Liburn Aliun: E falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit - Gazeta Express
string(112) "perparim-rama-per-liburn-aliun-e-falenderoj-nga-zemra-per-kontributin-e-tij-te-cmuar-ne-zhvillimin-e-kryeqytetit"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 14:38

Përparim Rama për Liburn Aliun: E falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 14:38

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohje ndaj ish ministrit Liburn Aliu “për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë që tregoi gjatë gjithë kohës sa ishte Ministër i Infrastrukturës në raport me mua si Kryetar i Kryeqytetit”.

Ai ka thënë se largimi i tij nga Ministria e Infrastrukturës është humbje për të gjithë që besojnë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik.

“Largimi i tij nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik. I uroj suksese në çdo hap të ri dhe e falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit dhe në forcimin e unitetit tonë qytetar dhe kombëtar.”