Përparim Rama për kundërkandidatët: Njëri premton rrugë, pa vizion urban – tjetri pastërti, por s’ka ditur t’i menaxhojë ato - Gazeta Express
string(117) "perparim-rama-per-kunderkandidatet-njeri-premton-rruge-pa-vizion-urban-tjetri-pasterti-por-ska-ditur-ti-menaxhoje-ato"

Zgjedhjet

Gazeta Express

10/10/2025 19:01

Përparim Rama për kundërkandidatët: Njëri premton rrugë, pa vizion urban – tjetri pastërti, por s’ka ditur t’i menaxhojë ato

Zgjedhjet

Gazeta Express

10/10/2025 19:01

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar kundërkandidatët e tij.

Duke folur për premtimet e tyre në tubimin përmbyllës, Rama tha se njëri nuk ka vision urba, e tjetri nuk ka ditur të menaxhojë me pastërtinë e qytetit kur e ka pasur në udhëehqje.

“Prishtina ecën përpara me vizion, me transparencë dhe më e rëndësishmja me besim të Qytetarëve të saj. Tani, në këto ditë fushatë, i dëgjuam të gjithë të tjerët: Njëri premton rrugë, pa pasur as vizion urban; tjetri premton pastërti, por s’ka ditur t’i menaxhojë as kur ka udhëhequr me to”, tha Rama.

Ai përmendi ndërtimin e Unazës e Rrugën A.

“Ne, ne ndërkohë, kemi filluar Unazën e Brendshme, kemi ndërtuar Rrugën A, kemi ngritur urën e Arbërisë, kemi lidhur lagje e fshatëra me qendrën, që për dekada ishin të harruara; kemi nisur procese si Mësimi Tërëditor për 5000 fëmijët, kemi rritur shërbimet shëndetësore e Kryeqyteëtin e kemi kthyer Prishtinën në një Qendër Kulturore botërore. Qytetarët e Prishtinës e dinë mirë: E dinë kush ka punuar dhe kush ka penguar. E dinë kush ka ndërtuar ura dhe kush ka ngritur pengesa”, tha Rama.