Përparim Rama për Kryeqytetin Smart: Teknologjia, industria kreative dhe inovacioni bashkohen - Gazeta Express
string(91) "perparim-rama-per-kryeqytetin-smart-teknologjia-industria-kreative-dhe-inovacioni-bashkohen"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 10:42

Përparim Rama për Kryeqytetin Smart: Teknologjia, industria kreative dhe inovacioni bashkohen

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 10:42

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në eventin e biznesit me arkitektë dhe inovatorë të dizajnit.

Rama ka thënë se ky është dizajni për “Kryeqytetin Smart”.

“Kryeqytet Smart. Në eventin e biznesit për arkitektë dhe inovatorë të dizajnit, të Ajax & The Rock  Smart Security, u prezantuan teknologjitë që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë dhe ndërtojmë hapësirat tona”, ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit më tutje ka thënë se ky është vizioni që shtyn Prishtinën përpara.

“Ky është vizioni që e shtyn Kryeqytetin përpara, të bëhet platforma ku teknologjia, industritë kreative dhe inovacioni bashkohen”, ka shkruar Përparim Rama.