Për herë të parë në Prishtinë, është krijuar një fond emergjent prej 50 mijë eurosh.
Këto fonde do të përdoren në rast të fatkeqësive natyrore, aksidenteve, apo situatave të tjera të jashtëzakonshme.
Rama këtë e ka bërë të ditur në një video në rrjete sociale.
“Për herë të parë në kryeqytet, është krijuar një fond emergjent prej 50 mijë eurosh, në raste të fatkeqësive natyrore, aksidenteve të mëdha, apo situatave të tjera të jashtëzakonshme që rrezikojnë sigurinë publike. Prishtina përtej befasive emergjente”, ka thënë Rama.