Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë lajmin e mirë.
Në një video në Facebook, Rama ka thënë se mbi 3 mijë familje kanë qasje falas në trajnime. Ato përfshijnë klasa për nëna, kujdes në grup e vizita të rregullta.
“Për herë të parë në kryeqytet, më shumë se 3 mijë familje kanë qasje në trajnime falas. Klasat për nëna, kujdes në grup dhe vizita të rregullta nga profesionistë në shtëpi”, tha Rama.
I pari i kryeqytetit theksoi se Prishtina po krijoj brez të ri prindërish të përgatitur, e fëmijë të rritur mirë.
“Po krijojmë brez të ri prindërish të përgatitur dhe fëmijë të rritur mirë. Prishtina përtej improvizimit”, tha Përparim Rama.