Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Ministria e Financave për një muaj e gjysmë nuk e kishte dërguar për votim buxhetin e Prishtinës.
Rama tha se si pasojë, kryeqyteti është bllokuar dhe rrezikohen shërbimet shëndetësore, ato te transportit, ndërmarrjet dhe ushqimi i fëmijëve në shkolla.
“Asambleja e Prishtinës e ka votu buxhetin më 9 dhjetor 2024, pra brenda afateve ligjore. Derisa e kemi dërguar kërkesën me shkrim dhe ka marrë kërkesën Ministria e Financave më 17 dhjetor, dhe kanë pasur deri më 31 janar ta fusin në votim buxhetin e Prishtinës, dhe këtë nuk e kanë bërë. Për 1 muaj e gjysmë, dhe si i tillë Prishtina punon pa buxhet të aprovum. S’di çka me fol më shumë, kemi parë kryeministrin në detyrë, vendos vetë si dha ai kur cilat komuna meritojnë buxhetin, kështu që nuk kam çka flas më tepër. Shihet që thonë qartë, Prishtina është e bllokuar qëllimisht, dhe për këtë arsye sot një numër i madh i qytetarëve nuk paguhen”, tha Rama në Dukagjini.