Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar deklaratat e Çekut për unazën e jashtme.
Rama tha se projektin e unazës e ka përfunduar para katër vitesh, përderisa u bllokua nga qeveria. E sot, sipas tij, Çeku del e thotë që unaza është urgjente.
“E shihni çfarë demagogjie, thotë me urgjencë unaza, e na para katër vitesh e kemi përfundu projektin, kemi siguruar fondet 206 milionë, 82 milionë kanë qenë falë, si grant, e këta e kanë blloku, e kanë thënë nuk i shtyjmë përpara projektet elektorale të Përparim Ramës. Pas katër vitesh thotë duhet ta bëjmë me urgjencë. 8 vjet përpara e kanë pasur menaxhmentin e Prishtinës nuk kanë bërë asgjë, e ne kemi mbërri në muajt e parë me kry projektin. Del sot përpara e ka fytyrë thotë është me urgjencë”, tha Rama në Dukagjini.