string(111) "perparim-rama-njofton-per-partneritetin-me-ac-milan-gjiganti-italian-sjell-kampin-ne-kryeqytet-ne-muajin-korrik"

Sport

Gazeta Express

02/06/2025 13:47

Përparim Rama njofton për partneritetin me AC Milan, gjiganti italian sjell kampin në kryeqytet në muajin korrik

Sport

Gazeta Express

02/06/2025 13:47

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se gjiganti italian i futbollit, AC Milan do të vie në kryeqytet për të mbajtur kamp veror. AC Milan organizon kamp veror me talentë të futbollit në Kampin Nacional në Hajvali nga 9-13 korrik.

Njoftimi i Ramës:

“Me krenari njoftoj se sot u zyrtarizua bashkëpunimi mes FC Prishtina dhe AC Milan!

Ky partneritet sjell kampin veror nga 9–13 korrik në Hajvali, ku vajza dhe djem nga të gjitha komunitetet do të trajnohen nga profesionistë me përvojë ndërkombëtare.

Bashkë me Kushtrim Mushicën, Drejtor i Sportit, Kushtrim Demirin, Drejtor i Kampit AC Milan Junior Camp, Bekim Isufin, Kryetrajner i kampit, dhe Genc Malën, Nënkryetar i AC Milan Club Kosova Fan – prezantuam këtë mundësi që fuqizon të rinjtë tanë përmes sportit dhe edukimit.

Ftoj të gjithë të rinjtë e Kryeqytetit t’i bashkohen kësaj përvoje unike”, shkruhet në njoftim.