Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë mbështetje në Matiçan.
Ai ka thënë se janë kryer shumë projekte, por që ende mbesin punë të mëdha.
“Gjendemi këtu në lagjen Matiçan, ku e pamë që kemi bërë punë të madhe në sfera të ndryshme, po kemi punë ma të mëdhaja që na presin, prandaj, me gjithë qytetarët këtu premtuam që puna vazhdon” tha Rama.
“Puna nuk ndalet, në 4 vitet e ardhshme punojmë për ta transformuar kryeqyetin”, deklaroi i pari i kryeqytetit.