Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se nga mbi 200 premtime, kanë realizuar mbi 1 mijë projekte.
Rama ka thënë se ai nuk është ndalur për t’u ankuar, por ka vazhduar me punë.
“Përparim Rama nuk ankohet, po tregon fakte. Këto janë fakte. Unë t’i tregoj faktet, nuk mundem me të rrejt, Përkundër këtyre fakteve, nuk jemi ndalur me u anku e me u dorëzu. Ne kemi vazhdu me projekte, prej 207 premtimeve, ne kemi bërë më shumë se 1 mijë projekte në kryeqytet”, tha Rama në Pressing në T7.
Ai ka thënë se të gjitha këto projekte mund të shihen në web-faqen https://prishtina.work/.