Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se varet nga qytetarët qeverisja e ardhshme.
Ai tha se qytetarët nuk duhet t’i japin votës bllokadës e linçimit.
“E tash, po ta them drejt: Nëse Prishtina jonë ka me ecë përpara – varet prej juve. Nëse duam punë të mëdha – duhet votë e madhe! Nëse duam qytet modern – duhet mendësi moderne! Nëse duam me pa ndryshim – duhet me qenë ne ndryshimi! Mos ia jep votën bllokadës. Mos ia jep smirës, dembelisë, sabotimit, përçarjes e linçimit. Jepja punës! Jepja vizionit! Jepja dashnisë dhe bashkëpunimit për qytetin tand!”, tha Rama në tubimin përmbyllës të LDK-së.
Sipas Ramës, Prishtina funksionon vetëm kur të gjithë punojnë bashkë.
“Të dielën, dil! Dil me zemër. Dil me krenari. Dil me fëmijën tand për dore. Dhe thuaji Prishtinës: “Qe ku jemi! Bashkë shkojmë përtej!” Sepse veç bashkë, Prishtina funksionon. Demokracia funksionon. Bashkëpunimi funksionon. Kosova funksionon! Faleminderit nga zemra për secilin prej jush, aktivistë e strukturë e dashtun, për angazhimin e energjinë pozitive që i keni dhanë Prishtinës këto javë”, tha Rama.