Përparim Rama merr pjesë në konferencën për media kushtuar organizimit të Challenger 3x3 Prishtina - Gazeta Express
string(98) "perparim-rama-merr-pjese-ne-konferencen-per-media-kushtuar-organizimit-te-challenger-3x3-prishtina"

Përparim Rama merr pjesë në konferencën për media kushtuar organizimit të Challenger 3×3 Prishtina

Lajme

Gazeta Express

16/06/2022 20:08

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po merr pjesë në konferencën për media kushtuar organizimit të Challenger 3×3 Prishtina.

Në konferencën e parë për media do të jenë të pranishëm Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Drejtori i klubit 3×3 Prishtina, Fisnik Juniku.

Lexo Edhe:

Për herë të parë në Kosovë, më saktësisht në Prishtinë do të organizohet një ngjarje prestigjioze siç është Challenger 3×3 Prishtina.

Organizator i këtij eventi madhështor është klubi 3×3 Prishtina në mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Për dy ditë me radhë do të jetë një spektakël i madh i 3×3. Në këtë Challenger do të marrin pjesë 12 ekipe të huaja dhe 4 ekipe nga Kosova (përmes Wild Card).

Shpërblimin për vendin e parë, dytë dhe të tretë në total është 40 mijë euro. Po ashtu finalistët kualifikohen për në Debrecen të Hungarisë, në Masters, në eventin më të madh që mbahet. 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm