Përparim Rama merr pjesë në hapjen e PriFest: Festival që e shndërron kryeqytetin në skenë botërore të artit - Gazeta Express
string(107) "perparim-rama-merr-pjese-ne-hapjen-e-prifest-festival-qe-e-shnderron-kryeqytetin-ne-skene-boterore-te-artit"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 10:02

Përparim Rama merr pjesë në hapjen e PriFest: Festival që e shndërron kryeqytetin në skenë botërore të artit

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 10:02

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mori pjesë në hapjen e festivalit “Prishtina International Film Festival”.

Rama ka thënë se ky festival është takim kulturor e artistik, ku bashkohen krijues e adhurues të kinemasë.

“Mbrëmë, PriFest – Prishtina International Film Festival hapi zyrtarisht edicionin e radhës.  Ky festival tashmë ka tejkaluar kufijtë e një ngjarjeje filmike, ai është një takim kulturor, artistik e shoqëror, ku bashkohen krijues e adhurues të kinemasë”, ka shkruar Rama.

Ai theksoi më tutje që PriFest e bën Prishtinën të ndihet pjesë e hartës botërore të kinemasë dhe artit modern.

“PriFest nuk është vetëm festival, por një frymë që e bën Prishtinën të ndihet pjesë e hartës botërore të kinemasë dhe artit modern.  Faleminderit, Fatos. Faleminderit edhe ekipit që po e shndërron Kryeqytetin në një skenë botërore të artit. Suksese”, ka shkruar Rama.