Përparim Rama: Lagjen “Arbëria” e kemi ndryshu në këto katër vite – Ishulli Urban, unaza e re, mbikalimi e zgjerimi i rrjetit të ngrohjes - Gazeta Express
string(130) "perparim-rama-lagjen-arberia-e-kemi-ndryshu-ne-keto-kater-vite-ishulli-urban-unaza-e-re-mbikalimi-e-zgjerimi-i-rrjetit-te-ngrohjes"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 22:43

Përparim Rama: Lagjen “Arbëria” e kemi ndryshu në këto katër vite – Ishulli Urban, unaza e re, mbikalimi e zgjerimi i rrjetit të ngrohjes

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 22:43

Lagja “Arbëria” ka qenë ndalesa e radhës për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

I pari i kryeqytetit e ka vizituar këtë lagje, për të cilën ka thënë, se ka ndryshuar shumë në katër vitet e fundit.

Rama ka përmendur Ishullin Urban, unazën e re të qytetit, zgjerimin e rrjetit të ngrohjes e ndriçimin publik, si premtimet kryesore të realizuara.

Megjithatë, ka theksuar se është i gatshëm që të gjitha kërkesat e qytetarëve, t’i adresojnë bashkarisht.

“Po lajmërohemi këtu nga lagjja Arbëria, e cila ka ndryshu shumë këto katër vite; nga Ishulli Urban, unaza e re e qytetit, mbikalimi e deri te zgjerimi i rrjetit të ngrohjes dhe ndriçimi publik. E kemi pastru prej ndërtimeve pa leje dhe kemi sjellë investime në shkolla, shëndetësi e kulturë. Këto nuk janë veç projekte, por janë ndryshime që i prekni ju banorët, çdo ditë. E di që ka edhe kërkesa tjera, prandaj jam këtu me ju, me i çu përpara bashkë! Jeni të mrekullueshëm! Urime dhe shihemi!”, ka thënë Rama në një video të publikuar në rrjete sociale.