Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të mërkurën.
Qeverisja e tij lokale po përplaset me pushtetin qendror rreth punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, në Prishtinë.
Rama ka thënë se përkundër kësaj, qytetarët do ta kenë sheshin më të mirë në rajon – duke dhënë premtim.
“Nuk e duroj gjërat që janë të jashtë ligjshme, të padrejta, të kota, bëhen për arsyje bllokuese dhe të keqen e vendit tonë, ato nuk i duroj”.
“Ju premtoj të gjithë qyettarëve të kryeqytetit që do ta keni sheshin më të mirë në rajon”, ka thënë Rama. /Gazeta Express