Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot i ka dorëzuar Çelësin e Prishtinës, Ekrem Bardhës, duke e cilësuar këtë si privilegj, dhe duke thënë që, Ekrem Bardha ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare ndër vite.
Rama ka deklaruar po ashtu që ky akt nuk ishte thjesht ceremonial, por që, i njëjti ishte edhe një shenjë e drejtësisë historike dhe një falënderim i sinqertë për një jetë të përkushtuar ndaj lirisë, dinjitetit dhe identitetit kombëtar.
‘‘Ky nderim për z. Bardha është një kujtesë për të gjithë ne – veçanërisht për brezin e ri – se liria që gëzojmë sot është rezultat i përpjekjeve të gjeneratave të tëra që nuk u dorëzuan kurrë’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi:
Ishte privilegj të dorëzoja Çelësin e Prishtinës Ekrem Bardhës – një simbol i mirënjohjes sonë të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm që ai ka dhënë për çështjen shqiptare ndër vite.
Ky akt nuk ishte thjesht ceremonial; ishte një shenjë e drejtësisë historike dhe një falënderim i sinqertë për një jetë të përkushtuar ndaj lirisë, dinjitetit dhe identitetit kombëtar. 🇦🇱
Në një sallë të mbushur me shqiptarë-amerikan, 🇦🇱 🇺🇸 e ndjeva peshën e sakrificës, por edhe krenarinë e përbashkët për atë që kemi arritur si komb – falë njerëzve si Ekrem Bardha, të cilët nuk e harruan kurrë Atdheun, pavarësisht largësisë.
Ishte një nder i jashtëzakonshëm të isha i pranishëm në mesin e shumë bashkëkombësve tanë patriot në Detroit, për të nderuar një prej figurave më të mëdha të lobit shqiptarë në Amerikë z. Ekrem Bardha. 🇺🇸 🇦🇱 🇽🇰
Ky nderim për z. Bardha është një kujtesë për të gjithë ne – veçanërisht për brezin e ri – se liria që gëzojmë sot është rezultat i përpjekjeve të gjeneratave të tëra që nuk u dorëzuan kurrë.🤝
Faleminderit Ekrem! /GazetaExpress