Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një reagim pas intervistës në Pressing në T7 të kandidatit të PDK-së për keyqytetin, Uran Ismaili.
Derisa, Uran Ismaili shpalosi planet për trafikun urban, i cili edhe premtoi se do të jetë falas për të gjitha kategoritë, tha se do të ketë dixhitalizim. Duke shtuar se autobusin nuk do ta presin më shumë se shtatë minuta e do të vijë në kohë.
Si kundërpërgjigje, Rama ka publikuar linkun e një aplikacioni ku qytetarët mund ta shohin autobusin se ku ndodhet dhe për sa kohë vjen në stacion.
“Kush tha që qytetarët e Prishtinës s’dinë kur vjen autobusi? 📲 Ku është autobusi e sheh në telefon, e pret pa stres dhe mbërrin me kohë. Qyteti po ecën përpara, një klik larg! ✨ Veç duhesh me pas info! Kush nuk e ka instalu applikavcionin ende, këtu e gjeni linkun”, ka shkruar Rama.
Video:
Ndërsa, Ismaili shtoi në Pressing se “gjithçka që kanë mundësi me pa qytetarët në një qytet në Europë, mendoj që jam në gjendje me bo në Prishtinë”.