Përparim Rama: Çeku vet kërkoi me caktu vendin e kohën, unë e caktova, ai nuk është – kjo tregon demagogji - Gazeta Express
string(101) "perparim-rama-ceku-vet-kerkoi-me-caktu-vendin-e-kohen-une-e-caktova-ai-nuk-eshte-kjo-tregon-demagogji"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 21:22

Përparim Rama: Çeku vet kërkoi me caktu vendin e kohën, unë e caktova, ai nuk është – kjo tregon demagogji

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 21:22

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar me mungesën e kandidatit Hajrulla Çeku në debat.

Rama ka thënë se ai vet kishte kërkuar të caktohet vendi e koha e debatit, por sonte mungon.

“Kishte me qenë mirë me qenë edhe të tjerët sepse debati është gjithmonë pozitiv, diskutimet janë të mira, perspektivat i mirëpres. E keni pa që ai vet ka publiku video ku ka kërku me i caktu vendin kohën, unë e caktova, dhe ai nuk është këtu, do të ishte mirë të ishte këtu. E tregon vetëm demagogjinë e vet. Po t’i qëndronte asaj videoje do të ishte këtu”, tha ai në Klan Kosova.