Përndoqi të miturën, arrestohet 42-vjeçari në Shijak
Shqiperi
Gazeta Express
14/12/2022 10:29
Një 42-vjeçar në Shijak është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përndjekur një të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, si dhe i ka dëmtuar atij, automjetin”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.