Përmes fotografive tregohet lufta e UÇK-së në Deçan - Gazeta Express
string(51) "permes-fotografive-tregohet-lufta-e-uck-se-ne-decan"

Përmes fotografive tregohet lufta e UÇK-së në Deçan

Instant

Gazeta Express

16/06/2021 13:08

Për nder të Ditës së çlirimit të komunës së Deçanit është hapur ekspozita “N’Rrugë Drejtë Lirisë”, në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla”.

Në këtë ekspozitë janë paraqitur fotografi nga lufta e fundit dhe shumë dëshmorëve të rënë për liri, nga autori Isa Jasiqi.

Ai tha se qëllimi i kësaj ekspozite është nderimi i të rënëve për liri, të burgosurve politik dhe paraqitja e tyre në një formë më ndryshe.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Çlirimit, duke thënë se janë bërë bashkë për të nderuar të rënët për liri.

“Sot jemi bashkuar në shenjë të ditës së lirisë dhe kombit, andaj gëzuar dhe njëherë dita e lirisë”, tha Haradinaj.

Kryetari Bashkim Ramosaj ka deklaruar se kjo ekspozitë duhet të arkivohet sepse ka rëndësi për dokumentimin e historisë, raporton EO.