“Mes degëve të thyera të pemëve dhe kabinave të përbaltura, një baba kërkon për fëmijën e tij të zhdukur”, është titulli i The Washington Post për dëshpërimit e një burri pas përmbytjeve tragjike. Michael McCown udhëtoi drejt Hill Country kur mësoi për përmbytjen. Vajza e tij, Linnie, kishte qenë në Camp Mystic, ndër më të voglat në kabinën Bubble Inn.
Michael McCown udhëtoi drejt Hill Country nga Austin sapo mësoi për lajmin e përmbytjes. Vogëlushja e tij, Linnie, kishte qenë në Camp Mystic, mes grupit më të vogël të vajzave që ndodheshin në kabinën Bubble Inn.
Shirat shkatërrues që shkaktuan përmbytje kishin përfshirë këtë zonë dhe pjesë të Teksasit Qendror që në orët e para të së premtes. Ujërat e përmbytjeve vranë të paktën 18 të rritur dhe 14 fëmijë, përfshirë disa vajza që ndodheshin në kampin veror Camp Mystic, si dhe drejtorin e një kampi tjetër në bregun e lumit Guadalupe. Që nga e shtuna, kërkimi për të zhdukurit vazhdonte, përfshirë rreth dy duzina vajzash të Camp Mystic që ende nuk ishin gjetur – si Linnie.
8-vjeçaret kishin qenë duke kënduar këngë. Ato ishin përgatitur për të krijuar miqësi për gjithë jetën.
McCown shkoi në kishat, u regjistrua me të gjitha autoritetet e nevojshme dhe madje vizitoi edhe morgun lokal për ta identifikuar një fëmijë që mendonin se mund të ishte e tij. Por Linnie ishte ende e zhdukur, ndaj McCown shkoi në kampin që ndodhet pak përtej qytetit Hunt – duke shmangur mbeturinat e rëna dhe gropat që lumi kishte gdhendur ndërsa përpinte këtë zonë. Ai duhej ta shihte me sytë e tij.
Ai shkoi në kabinë dhe hodhi një sy mbi lodrat e pelushit të përmbytura, mori disa byzylykë zbukurues dhe shikoi fotot e ngjitura në mur. McCown tha se donte të merrte diçka për secilin prind të 14 vajzave.
“Thjesht do të ec”, tha ai. Dhe kështu bëri – ecën përgjatë gjithë territorit të kampit deri te kthesa e lumit të rrethuar nga faqet shkëmbore të gurit gëlqeror.
Ai hidhte hapat përmbi degë të thyera pemësh dhe bimësi të ngatërruar që muri i ujit kishte lënë aty.
“Do të ec derisa të gjej diçka”.
Atij i duhej të gjente Linnie. McCown eci pranë automjetit sportiv të zi ku u gjet drejtori i kampit, Richard “Dick” Eastland, bashkë me tre vajza që ai përpiqej t’i shpëtonte nga përmbytja.
“Dick vdiq duke bërë atë që donte”, tha Craig Althaus, i cili kishte punuar në pronë për 25 vjet dhe përshkroi gjetjen e disa prej vajzave të mbijetuara në pemë dhe mbi çatitë e kabinave.