Përmbytjet në Hasanbeg, vogëlushja 15 muajshe akoma rezulton e zhdukur - Gazeta Express
string(69) "permbytjet-ne-hasanbeg-vogelushja-15-muajshe-akoma-rezulton-e-zhdukur"

Gazeta Express

06/08/2020 15:14

Përmbytjet në Hasanbeg, vogëlushja 15 muajshe akoma rezulton e zhdukur

Gazeta Express

06/08/2020 15:14

Dolën nga shtëpia ta përqafojnë gjyshin, por zëri tyre gjysmë me vaj u dridhej nga malli që nuk e fshehin dot për motrën e tyre, tani më të zhdukur prej katër vitesh. Rina 9 vjeçe tregon se vërshimet përveç se i morën motrën, nga shtëpia e përmbysur nuk kanë arritur të ruajnë asnjë kujtim prej saj.

Kisha dashur ta kem afër se na mungon shumë. Jo, vetëm një shishe e saj më ka mbetur kujtim, nuk kemi asgjë tjetër…”-tha Rina Fejzullahu, banore e Hasanbegut.

Lexo Edhe:

Familja Fejzullahu nga Hasanbegu përkujton Elifen 15 mujashe, të cilën bashkë më të atin e mori dallga e madhe e vërshimeve të 2016-ës. Në mesin e 22 viktimave pa shenja jete u gjet i ati, por operacioni i kërkim shpëtimit për Elifen u ndërpre një muaj pas ngjarjes tragjike të natës së 6 gushtit.

Dhimbja më e madhe është që nuk u gjet vajza! Sikur ta gjenim do ishim të qetë vetëm duke e ditur se e kemi të varrosur afër babait të saj. Por, ajo nuk ndodhi!”-tha Xhemajl Fejzullahu, banor i Hasanbegut.

Për të rikujtuar traumat e tyre, pikërisht edhe sot binte një shi i rrëmbyeshëm.

“Kanali i ujërave atmosferik këtu në Hasanbeg është pastruar sivjet, tek pas 4 vitesh nga vërshimet famëkeqe që ndodhën këtu, faktori i cili supozohet të ketë qenë njëri nga shkaqet kryesore të vërshimeve atëherë.”

Dëmet e mëdha materiale jo të gjithë banorëve ua ka kompensuar shteti. Ky banor thotë se vetë po rindërtojnë shtëpinë nga fillimi mbi gërmadhat e asaj të rrënuar.

Dëme kemi pasur sipas vlerësimeve të 3 komisioneve si unë dhe të tjerët, me dëme 100%. Edhe ligj u soll në Kuvend për dëmshpërblim por mua më kanë dhënë vetëm 2 mijë euro, ndërkaq shtëpia ka pasur vlerë 50 mijë euro. Ashiqare u pa që të hollat janë vjedhur”-pohoi Ramadan Hamidi, banor i Hasanbegut.

Sipas Shtabit emergjent të krizave diku rreth 5 mijë shtëpi banimi u patën dëmtuar pjesërisht ose rrënuar plotësisht në këtë zonë. Telashet e reja janë rreth legalizimeve të këtyre objekteve.

S’ka dyshim se banorët kanë revoltat e tyre, duke marr parasysh se përveç ndërtimit të shtëpive ne kemi edhe konteste tjera me Komunën e Gazi Babës, për legalizimin e shtëpive si problem i madh”-tha Ali Sadiku, Ish-koordinator i Shtabit të Krizës.

Banorët thonë se asnjë dëmshpërblim nuk kanë marrë për pronat e tundshme, si veturat e demoluara apo makineritë tjera të punës dhe për të mbjellat e tyre bujqësore të shkatërruara për atë vit.