string(76) "permbytje-vdekjeprurese-ne-nigeri-besohet-se-numri-i-viktimave-ka-kaluar-700"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 12:26

Përmbytje vdekjeprurëse në Nigeri, besohet se numri i viktimave ka kaluar 700

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 12:26

Pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën të enjtën qytetihn Mokwa në Nigerinë qendrore, zyrtarët besojnë se numri i viktimave ka kaluar 700.

Pas konfirmimit fillestar për 200 viktima, zyrtarët kanë thënë për BBC-në, se mbi 500 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, por se janë ndaluar përpjekjet për kërkim-shpëtim, pasi nuk besohet se mund të kenë mbijetuar.

Banorët vendas kanë rrëfyer për BBC-në skena katastrofike, duke treguar se panë shtëpitë dhe familjarët e tyre të merren nga uji.

Të dielën, Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave (NEMA) bëri të ditur se ka nisur procesin e shpërndarjes së ndihmave për të prekurit nga përmbytjet. Ndërsa, Kryqi i Kuq i Nigerisë në një deklaratë të premten ka thënë se përmbytjet kanë shkaktuar “humbje të mëdha në njerëz dhe një gjendje të rëndë ankthi në popullatë”.

Përmbytjet, që cilësohen si më të rëndat në këtë zonë në 60 vitet e fundit, erdhën pas reshjeve të dendura që goditën rajonin. Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar se, për të shmangur përhapjen e sëmundjeve, do të fillojnë së shpejti zhvarrosjen e trupave të viktimave të mbuluar nga dheu.

Përmbytjet janë të zakonshme gjatë sezonit të shirave në Nigeri, që zgjat nga prilli deri në tetor. Në vitin 2024, vendi u përball me përmbytje të shumta nga reshjet intensive, që shkaktuan viktima dhe zhvendosje të popullsisë. Po ashtu, përmbytjet e vitit 2022 lanë mbi 600 të vdekur dhe zhvendosën 1.3 milionë persona.