Përmbytet punishtja e urës së re të Ibrit, portalet në Mitrovicë: Dikush me qëllim lëshoi sasi të madhe të ujit nga Ujmani - Gazeta Express
string(120) "permbytet-punishtja-e-ures-se-re-te-ibrit-portalet-ne-mitrovice-dikush-me-qellim-leshoi-sasi-te-madhe-te-ujit-nga-ujmani"

Lajme

Gazeta Express

01/11/2025 7:03

Përmbytet punishtja e urës së re të Ibrit, portalet në Mitrovicë: Dikush me qëllim lëshoi sasi të madhe të ujit nga Ujmani

Lajme

Gazeta Express

01/11/2025 7:03

Një sasi e madhe e ujit ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mitrovicë.  

Mediumet lokale në Mittovicë kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet një sasi e madhe e ujit që ka dëmtuar vendpunishten.

Sipas, Veriu.info dhe Jepi Zë, dikush më qëllim ka lëshuar ‘branën’ në Liqenin e Ujmanit, i cili shkaktoi dëme në punishten e urës së re, ndërsa një eskavator duket gati i mbuluar nga uji, si dhe shumë pajisje tjera i mori uji.

“Dorën e njeriut” e ka lënë fajtore edhe pronari i kompanisë që po kryen punimet atje, Jahir Nimani, i cili tha se uji ka shkaktuar dëme të mëdha në pajisje dhe në material.

Ai gjithashtu bëri me dije se policia ka dalë në vendngnarje./Express/