Një autobot i mbushur me karburant dhe një mjet bujqësor janë përfshirë në aksident në aksin Lushnjë-Berat në Kashtebardh.
Drejtuesi i automjetit, Petro Piti, ka mbetur i bllokuar, ndërsa siç duket edhe në pamje qytetarët dhanë ndihmë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, i cili shpëtoi pa dëmtime.
Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Dyshimet e para janë që drejtuesi i autobotit nuk e ka vënë re mjetin bujqësor dhe në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur.