Përmbledhje e episodit të pestë dhe shumë të veçantë të serialit Rrushe - Gazeta Express
string(71) "permbledhje-e-episodit-te-peste-dhe-shume-te-vecante-te-serialit-rrushe"

Përmbledhje e episodit të pestë dhe shumë të veçantë të serialit Rrushe

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 19:04

Episodi i pestë i serialit dramë-krim Rrushe, u lansua të dielën që shkoi, ndërsa për t’u përgatitur për episodin e gjashtë, të rikthehemi në atë se çfarë ndodhi në këtë episod të bukur.

Seriali Rrushe të dielën na mahniti me një episod të mrekullueshëm, në të cilën ndodhën shumë gjëra që duket se do të fillojnë ngadalë të lidhen mes vete. Armend Pirulli nuk duket aq i brengosur për babain e lënduar. Ai niset drejt një banese, ku takon nënën e Arsimit, shokut të tij, Besën, të luajtur nga aktorja Adriana Matoshi. Armendi largohet nga Besa, por në tokë i len një shumë të konsiderueshme parash. Ndërkohë, pas lëndimit të Mentor Pirullit, Vesa niset për në fshat, ku takon gjyshin e saj Faruk Pirullin, të luajtur nga aktori Xhevat Qorraj. Paraqitja e këtij personazhi do të jetë pikë kthese në serial, sidomos kur në të kaluarën ka filluar të zhvillohet ngjarja.

Lexo Edhe:

Në vitin 1995, nga Dresdeni, Musë Lahu, me çantën e mbushur me para dhe fletoren e Lëvizjes Qëndresa, arrin në Gjakovë, ku do të takohet me babain e Demir Jahës, tashmë të zhdukur në trenin që parashihej ta dërgonte në Hamburg. Musë Lahu përshëndetet me gruan, Shpresën, dhe vajzën e vogël Flakën, për t’u larguar në një mision të madh kombëtar.

Se si do të zhvillohet seriali Rrushe, ndiqni episodin e gjashtë këtë të diel, nga ora 20:00 në T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.

Më poshtë mund ta shihni episodin e pestë të Rrushe.