Përlotet Gani Geci: Ata bëjnë me më vra e unë nuk po mujsha me tregu? - Gazeta Express
string(67) "perlotet-gani-geci-ata-bejne-me-me-vra-e-une-nuk-po-mujsha-me-tregu"

Lajme

Gazeta Express

23/10/2024 14:33

Përlotet Gani Geci: Ata bëjnë me më vra e unë nuk po mujsha me tregu?

Lajme

Gazeta Express

23/10/2024 14:33

Gani Geci është përlotur teksa ka përmendur shokët e tij që janë vrarë. Ai tha “spiunat e UDB’së dhe KGB’së po i thonë atij se mundet me tregu kush e ka shkru komunikatën”.

“M’i kanë vra dy shokët, më kanë plagosë mu. Merre me mend u vra ni djalë që ka pasë mu martu edhe dy javë, Besim Dajaku që kom flejtë me ni dhomë me të, u vra Bekim Kastrati që i ka pasë dy vajza. E këta po më thojnë ti s’bën me tregu kush t’ka vra e ata bëjnë me më vra, e unë s’po bëjsha me tregu a? Këta po më thojnë mu, këta spiunat e UDB’së e KGB’së po më thojnë ti nuk mundesh me tregu kush e ka shkru komunikatën, ti nuk mundesh me lyp, e ata po mujkan me më vra mu e unë mos me tregu. Kush janë këta, kush janë këta? Këta kanë qenë ata antishqiptarët që kanë vra pas luftës, hajde unë kam qenë i keqi, por Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdari, Ismet Raci, Haki Imeri, hajt unë kokna i keqi po presidentit Rugova që i nxunën pritën ia qitën bombën, kush ia bëri?”, tha ai.

Geci tha se ia di “për faleminderit” Isa Mustafës për votimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“LDK ka bërë maksimumin. A e dini pse ia di për faleminderit Isa Mustafës, sepse ka dalë prej LVV’je e u dalë me Hashim Thaçin edhe e kanë votu Gjykatën Speciale. Ky është akti më i madh që e ka bërë Isa Mustafa që ia ka bë votat Hashim Thaçit”, ka thënë Geci në Klan Kosova. /GazetaExpress/