Përleshje në mes të miturve në Pejë, njëri theret rëndë - Gazeta Express
string(54) "perleshje-ne-mes-te-miturve-ne-peje-njeri-theret-rende"

Gazeta Express

04/07/2020 13:47

Përleshje në mes të miturve në Pejë, njëri theret rëndë

Gazeta Express

04/07/2020 13:47

Të enjten rreth orës 21:45 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, është arrestuar një i mitur nën dyshimin se i njëjti  së bashku me nëntë persona tjerë kishte qenë i përfshirë në rast ku një viktimë ishte sulmuar fizikisht dhe ishte goditur me thikë.

Si pasojë, viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Lexo Edhe:

“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 02.07.2020-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se i njëjti së bashku me nëntë persona tjerë të dyshuar kishte qenë i përfshirë në rast ku viktima mashkull kosovar i mitur ishte sulmuar fizikisht dhe ishte goditë me ndonjë mjet të mprehtë – thikë, i cili si pasojë e kësaj kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet ne raport.