Një i burgosur është plagosur në një përleshje me dy të dënuar të tjerë në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues “Idrizovë”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Sot (01.04.2026) në ora 13:00, në SPB Shkup, nga Burgu i Idrizovës është raportuar se rreth orës 12:40, gjatë shëtitjes së rregullt, të dënuarit E.A. (32) dhe Sh.I. (35), nga njëra anë, dhe S.M. (26), nga ana tjetër, kanë shkëmbyer goditje me mjete të forta. Më pas, E.A. me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime S.M.-së, të cilit fillimisht i është ofruar ndihmë në ambulancën e burgut, ndërsa më pas është dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’”, thuhet në buletinin policor.
Autoritetet kompetente po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.
tag_katrorimaqedoni_2