Përleshje mes dy personave në Strellc të Epërm të Deçanit, Policia: Njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar - Gazeta Express
string(130) "perleshje-mes-dy-personave-ne-strellc-te-eperm-te-decanit-policia-njeri-prej-tyre-e-ka-goditur-tjetrin-me-veture-dhe-eshte-larguar"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 11:40

Përleshje mes dy personave në Strellc të Epërm të Deçanit, Policia: Njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 11:40

Një përleshje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se dy persona janë përleshur dhe më pas njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin.

Ai tha për Express se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

“Stacioni policor në Deçan është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se ka të bëjë me një përleshje mes dy personave në një lokal , pastaj kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar. Nuk kemi informacione për të vrarë. Tash janë njësitet policore atje dhe e shohin se cka ka ndodhë”, tha ai për Express. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement