Përleshje me armë në “Aleksandar Pallas”


Gazeta Express
1 Dhjetor 2019 10:29

Mbrëmë në orën 03:35 është paraqitur se është gjuajtur me armë zjarri në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, ndërkaq në incident ashtu siç njoftojnë nga MPB, nuk ka të lënduar, njofton Portalb.

“Më 01.12.2019, rreth orës 00:35 është paraqitur gjuajtje me armë zjarri në hotelin Aleksandar Pallas në Shkup. Persona të lënduar nuk ka. Sipas të paraqiturës në restorantin e hotelit kanë qëndruar E.I. (21), E.I. (25), O.B. (35), K.I. (41) dhe L.Q. (25), tre persona kanë filluar të gjuajnë ndaj tyre. Atëherë L.Q., zyrtar policor i cili nuk ka qenë në punë, ka gjuajtur me armë nga pistoleta zyrtare ndaj tyre, pas së cilës ata janë larguar”, thonë për Portalb.mk. nga MPB, duke shtuar se po punojnë në pastrimin e rastit.

Alsat mëson së gjurmët e të shtënave pas mesnatës në Hotelin Aleksandar Palas të çojnë në Haraçinë. Sipas birimeve të tyre, një makinë Tuareg në të cilën ka pasur dy pushkë automatikë është gjetur në afërsi të fshatit Haraçinë. Është raportuar se në parkingun përballë hotelit Aleksandar Palas është nga përplasja me armë është dëmtuar një makinë e tipit Fiat.

Te fundit


Kthehu lart