Përleshje masive, përdoren edhe armët: Arrestohen katër burra e një grua, disa mërgimtarë nga Gjermania - Gazeta Express
string(100) "perleshje-masive-perdoren-edhe-armet-arrestohen-kater-burra-e-nje-grua-disa-mergimtare-nga-gjermania"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 9:27

Përleshje masive, përdoren edhe armët: Arrestohen katër burra e një grua, disa mërgimtarë nga Gjermania

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 9:27

Një përleshje masive ka ndodhur në Gjakovë.

Atje janë arrestuar katër burra dhe një grua, tre prej të cilëve me nënshtetësi të Gjermanisë.

Atje, janë përdorur edhe armët.

Postimi:

Gjakovë. 04.08.2025-16:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj dhe një femër kosovarë, tre prej tyre me nënshtetësi gjermane pasi që janë përleshur fizikisht në mes vete, ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Si pasojë, njeri prej tyre ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Arma e zjarrit e përdorur në rast me një karikator me katër fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen. Rasti nën hetime.