string(99) "perleshje-masive-mes-tifozeve-te-tottenhamit-e-te-man-utd-para-finales-se-sontme-ne-ligen-e-evropes"

Futboll

Gazeta Express

21/05/2025 11:17

Përleshje masive mes tifozëve të Tottenhamit e të Man Utd para finales së sontme në Ligën e Evropës

Futboll

Gazeta Express

21/05/2025 11:17

Finalja e Ligës së Evropës mes dy ekipeve angleze, Tottenham Hotspur dhe Manchester United pritet të jetë mjaft e zjarrtë në stadiumin “San Mames” të Bilbaos në Spanjë.

Por, beteja ka nisur para kohe dhe atë jashtë stadiumit.

Në fakt, tifozët e të dy klubeve janë përleshur masivisht në qytetin spanjoll Bilbao, njofton mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

Pasi kishin pirë birra, tifozët e Spurs dhe të “Djajve të Kuq” u takuan në qytet dhe aty nisi gjithçka, duke shkëmbyer mes vete shqelma e grushte, por edhe duke e gjuajtur njëri-tjetrin me objekte të forta.

Mbi 70 mijë tifozë të Man Utd dhe Tottenhamit kanë përfunduar në rrugët e Bilbaos në motin me diell, duke konsumuar me të madhe alkool.

VIDEO: