Përleshje fizike në një fshat të Vitisë, lëndohen shtatë persona, njëri dërgohet me urgjencë në QKUK - Gazeta Express

Përleshje fizike në një fshat të Vitisë, lëndohen shtatë persona, njëri dërgohet me urgjencë në QKUK

Gazeta Express

22/10/2020 17:33

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur sot në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pas trajtimit mjekësor që ka pranuar në Spitalin e Gjilanit, është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Këto informacione i ka dhënë për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Si pasojë e këtij incidenti së paku 7 persona janë lënduar, njëri më rëndë.  Pas ndihmës mjekësore që ka pranuar në Spitalin e Gjilanit është dërguar për në QKUK. Shkaqet e incidentit nuk dihen ende ndërsa policia është duke e hetuar rastin”, tha Hashani për Gazetën Express.