Përleshje e dhunshme mes tifozëve në Prishtinë para ndeshjes Drita – Kopenhagën, alivanoset një danez - Gazeta Express
string(98) "perleshje-e-dhunshme-mes-tifozeve-ne-prishtine-para-ndeshjes-drita-kopenhagen-alivanoset-nje-danez"

Sport

Gazeta Express

29/07/2025 19:33

Përleshje e dhunshme mes tifozëve në Prishtinë para ndeshjes Drita – Kopenhagën, alivanoset një danez

Sport

Gazeta Express

29/07/2025 19:33

Atmosfera para ndeshjes së shumëpritur mes Dritës dhe FC Copenhagen në stadiumin “Fadil Vokrri” është prishur rëndë pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur mes tifozëve të dy skuadrave në rrugët e kryeqytetit.

Sipas raportimeve nga emisioni Favort, incidenti ndodhi pak orë para fillimit të takimit të kthimit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, dhe ka përfshirë dhjetëra tifozë të të dyja palëve.

Një tifoz danez është alivanosur gjatë përplasjes, ndërsa policia e Kosovës është detyruar të ndërhyjë me sprej lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të shmangur eskalimin e mëtejshëm të situatës.

Ndeshja në qendër të vëmendjes

Takimi mes Dritës, kampione e Kosovës, dhe FC Copenhagen, një prej skuadrave më të fuqishme në Danimarkë, pritet të fillojë në orën 20:00 në Prishtinë.

Pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë në Danimarkë, Drita shpreson për një përmbysje historike para tifozëve të saj.

Megjithatë, incidentet e sotme kanë ngritur shqetësime për sigurinë brenda dhe jashtë stadiumit, teksa autoritetet kanë shtuar kontrollet në hyrje dhe patrullimet në rrugët përreth. /GazetaExpress/