Tre persona janë përleshur mes vete në Suharekë.
Atyre i është konfiskuar një revole me 8 fishekë.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rr. Brigada 123, Suharekë 15.07.2025-21:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në tretman mjekësor. Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me 8 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”