"Perla" e Edon Zhegrovës, kandidon për golin e vitit - Gazeta Express
string(49) "perla-e-edon-zhegroves-kandidon-per-golin-e-vitit"

“Perla” e Edon Zhegrovës, kandidon për golin e vitit

Sport

Gazeta Express

28/05/2022 10:12

Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës ka publikuar dhjetë golat më të mirë për sezonin 2021/22 të kësaj gare.

Dhjetë golat më të mirë janë të përzgjedhur nga paneli i vëzhguesit teknik të UEFA-s, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në mesin e këtyre golave, është edhe ai i shënuar nga Edon Zhegrova ndaj Kairatit.

Reprezentuesi i Kosovës këtë gol e kishte shënuar sa ishte pjesë e skuadrës zvicerane, Basel.

Votat nga tifozët do të jenë ato që do të zgjedhin golin më të mirë për këtë sezon në Ligën e Konferencës.

Edhe ju mund të votoni në faqen zyrtare të UEFA- ose duke klikuar direkt KËTU. /Gazeta Express/