Përkushtim për vendlindjen, Inxhinier Hazir Isufaj, plot 45 vjet projekte ndërtimi në Tropojë - Gazeta Express
string(91) "perkushtim-per-vendlindjen-inxhinier-hazir-isufaj-plot-45-vjet-projekte-ndertimi-ne-tropoje"

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2026 10:15

Përkushtim për vendlindjen, Inxhinier Hazir Isufaj, plot 45 vjet projekte ndërtimi në Tropojë

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2026 10:15

Qyteti i Bajram Currit është ndër qytetet relativisht të reja, të ndërtuara në funksion të banorëve të Tropojës, por edhe shumë qytetarëve dhe intelektualëve të zhvendosur në Tropojë si rrjedhojë e veprave industriale që u ndërtuan për shfrytëzimin e pasurive mbi dhe nëntokësore.

Inxhinier Hazir Isufaj është njëri prej projektuesve të angazhuar për t’i dhënë një tjetër zhvillim e zgjerim qytetit të Bajram Currit.

Në kohën kur u emërua në Tropojë, inxhinier Haziri thotë se Bajram Curri ishte një qytet shumë i vogël. Për të, prioritet në projektime ishin objekte me arkitekturë funksionale, duke futur edhe elementët e çatisë për shkak të pozitës gjeografike, por edhe traditës.

Më shumë se 200 objekte mbajnë firmën e tij, një pjesë edhe në grup autorësh.

Gjimnazi “Asim Vokshi” në qytetin e Bajram Currit mban firmën e tij. Tashmë ky objekt është rikonstruktuar dhe mbetet si krenaria e qytetit ndër objektet arsimore.

Bashkia e Tropojës e ka nderuar me mirënjohje inxhinier Hazir Isufaj për kontributin e tij 45-vjeçar në projektimin dhe urbanizimin e Bajram Currit, punë të cilën, edhe pse në këtë moshë, e vijon ende me pasionin e tij të dikurshëm në shërbim të vendlindjes dhe komunitetit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement