“Përkthimi” i serialit “Rrushe në Shqipëri duket se ka hapur një debat të ri sa i përket dialekteve gjuhësore ndër shqiptarët
I fundit që ka reaguar me sens “ironik” është ish Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Unë filmat në anglisht i kqyri me titra anglisht, mos po më ik naj fjalë”, ka shkruar ai.
“Top Channel: unë filmat në gjuhën angleze i shikoj me subtitla në gjuhën angleze, mos po humbas ndonjë rresht”, la shkruar ai.
Unë filmat në anglisht i kqyri me titra anglisht, mos po më ik naj fjalë.
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) May 23, 2023
Top Channel: unë filmat në gjuhën angleze i shikoj me subtitla në gjuhën angleze, mos po humbas ndonjë rresht.
BTW – Subtitles nuk është përkthim
Krejt në fund ai i ka sqaruar ndjekësve të tij edhe fjalën “subtitles”.
“BTW – Subtitles nuk është përkthim”, shkroi ai.
Kujtojmë së gjatë ditës së sotme Top Channel ka filluar transmetimin e serialit Rrushe që më parë ishte postuar në platformën online të videove të kosovare, “Gjirafa” dhe në T7. /GazetaExpress/