Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, ka njoftuar se kanë zhvilluar një vizitë tek Dhoma Operative e Prokurorisë së Shtetit që po drejtohet nga Laura Pula, shkruan Gazeta Express.
Barbano ka thënë se aty ka takuar dhe Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Drejtorin e Policisë, Gazemnd Hoxha.
“EULEX është i përkushtuar të monitorojë dhe mbështesë institucionet e sundimit të ligjit për t’u siguruar që secili mund të ushtrojë lirshëm të drejtën e tij për të votuar”, ka shkruar Barbano.
Very productive visit to the State Prosecutor’s Operations Room, chaired by Ms Laura Pula this morning where I met the ACSP Kelmendi and KPDG Hoxha. EULEX is committed to monitoring&supporting Kosovo RoL institutions ensuring that everyone can freely exercise their right to vote. pic.twitter.com/JqDEC9gnHV
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) February 9, 2025
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...