Përkrahja 3 milionëshe për komunitetet, Kurti thumbon Rakiqin duke e lavdëruar Rashiqin - Gazeta Express
string(86) "perkrahja-3-milioneshe-per-komunitetet-kurti-thumbon-rakiqin-duke-e-lavderuar-rashiqin"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 16:02

Përkrahja 3 milionëshe për komunitetet, Kurti thumbon Rakiqin duke e lavdëruar Rashiqin

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 16:02

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, kanë nënshkruar sot një marrëveshje prej tre milionë eurove që do të ndihmojë financiarisht biznesmenët nga radhët e komuniteteve në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Kurti ka thënë se një punë e tillë është meritë ekskluzive e ministrit Nenad Rashiq, duke shtuar se vetë ka qenë kryeministër edhe vitin e kaluar, por që punë të tilla kërkojnë ministra si Nenad Rashiq.

Lexo Edhe:

Kjo deklaratë e Kurtit duket se ka qenë edhe thumb për ish-ministrin Goran Rakiq, i cili ka braktisur detyrën në fund të vitit të kaluar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat

“Unë kam qenë kryeministër edhe vitin e kaluar, por kjo punë dhe ky rezultat e do një ministër si Nenad Rashiq që të realizohet”, ka thënë Kurti.

Ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës fillimisht ishte emëruar kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili kishte braktisur postin e tij në nëntorin e vitit të kaluar kur serbët kishin vendosur të lëshojnë institucionet qendrore, gjykatat dhe Policinë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Pas kësaj, Kurti e ka zëvendësuar atë me Nenad Rashiqin të cilin më 1 dhjetor 2022 e ka emëruar Ministër për Kthim dhe Komunitete./GazetaExpress/